Lajm urgjent. Në Kosovë dyshohet për pacient me koronavirus

Lajmet nga Kosova janë alarmuese. Mediat kosovare po japin për një rast me koronavirus që po ekzaminohet në QKUK. Pritet konferencë.

Gazeta Exspress raporton se “Pacienti i dyshuar me koronavirus thuhet se ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive në Prishtinë, në Qendrën Klinike Universitare e Kosoves QKUK.  Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti”.

Numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC). Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit.

Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infektuar është 27 657. Gjithashtu numri i personave të infektuar jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Makau.

SHKARKO APP