Lajme të mira nga Kosova, 4 pacientë me koronavirus lënë sot spitalin
Lajme të mira vijnë nga Kosova, ku 4 paciente pritet të lënë sot spitalin Infektiv. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku Valbon Krasniqi. Ndërkohë mësohet se një 77-vjeçar ndodhet ende në gjendje te rende.
Infektologu pohoi se bëhet fjalë për një të moshuar, i cili përveç që është i sëmurë nga COVID-19, është edhe në dializë.
Duke qenë se edhe shifrat po tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve, Krasniqi tha se edhe pranimet në Klinikën Infektive gjatë kësaj jave kanë qenë të pakta.
“Mund të them se gjatë këtyre ditëve kemi pasur rënie të pacientëve te shtruar në klinikë, gjatë ditës së djeshme kemi pasur vetëm dy pranime”, tha Krasniqi në RTK.