Lajme të mira nga Kosova, vetëm 2 viktima dhe 61 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Kosova ka regjistruar dy viktima si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme të mira edhe sa i përket rasteve të reja pasi në 24 orët e fundit janë zbuluar vetëm 61 raste të reja, ndërsa 119 pacientë janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve:

komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë, njofton IKShPK.

Siç duket masat shtrënguese të qeverisë po sjellin frytet e para.

SHKARKO APP