LAJMI I FUNDIT/ Grabitet banka e nivelit të dytë, autorët marrin thasët me para

Selia e një banke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është plaçkitur pak minuta më parë, nga disa persona të armatosur.

Gazeta Express raporton se grabitja e armatosur ka ndodhur gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë.

Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me furgon nga pjesëtarët e sigurimit të bankës, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa autorët kanë arritur të largohen menjëherë nga nga vendi i ngjarjes.

Filiali i bankës e cila është plaçkitur është e “Teb Banka”.

Në muajt e fundit, rastet plaçkitjeve të armatosura të bankave në Kosovë janë rritur dukshëm.

Kujtojmë se para pak muajve një pjesëtarë i policisë në Istog u vra, derisa disa plaçkitës të armatosur po vidhnin në një bankë në këtë qytezë.

SHKARKO APP