Lajmi për ”vdekjen e Kadaresë”, reagon ministrja e re e Kulturës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nisi ditën e parë të punës së saj si ministre me akuzat ndaj një lajmi të rremë. Dikush ka hapur një profil në ”Twitter” në emër të saj, duke publikuar lajm për kinse vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Përmes një postimi në ”Facebook”, ajo thoë se dikush ka hapur llogari në emër të saj dhe nga ana tjetër, pohon se rastin do të paraqes në Policinë e Kosovës.

SHKARKO APP