Lapsusi i kryeparlamentarit të Kosovës, e bën Ramën kryeministër të…

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një lapsus në fjalimin e parë të seancës solemne për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në fjalimin e tij hyrës fillimisht i përshëndeti mysafirët special, por kur erdhi radha e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Veseli iu drejtua: “I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama”.

Sigurisht që në sallë pati reagime dhe të qeshura. Ndërsa Veseli tha se do të mundohet t’i përmend të gjithë edhe me gabime edhe pa gabime.

SHKARKO APP