LDE uron Thacin President dhe Kosoven per tejkalimin e krizës
Kosova E Martë, 20 Prill 2021 18:10
Me rastin e betimit te Hashim Thacit ne Kuvendin e Kosoves dhe marrjes se detyres si President, diten e sotme Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ka leshuar nje deklarate per shtyp.
Galdini shprehet se dite te tilla jane shume te rendesishme per historine institucionale te shtetit te ri te Kosoves. Nuk duhet qe krizat politike, partiake dhe individuale te na largojne nga vleresimi i momenteve te tilla Institucionale kur nje President le detyren, e nje tjeter President e mer kete detyre.
Menyra e zgjedhjes se Hashim Thacit si President si edhe situata ne te cilen ndodhet Kuvendi i Kosoves dhe marredheniet Pozite – Opozite, jane gjithesesi momente politike e kurresesi institucionale. Politika eshte ditore, Institucionet jane te kahershme. Politika eshte pjesore, Institucionet jane perbashkuese. Ndaj LDE e uron Hashim Thacin per marrjen e detyres se Presidentit dhe i uron atij sukses e pergjegjshmeri te larte per bashkimin dhe perfaqesimin e Kosoves.
Nderkohe – vijon Kryetari i LDE Arian Galdini – situata politike ne Kosove nuk duhet anashkaluar. Kriza e thelle ku eshte zhytur marredhenia Pozite – Opozite ne Kosove eshte shqetesuese. LDE inkurajon dhe mbeshtet gjetjen e rrugeve legjjitmi dhe politike per te rivendosur standartin kushtetues, ligjor dhe demokratik ne institucionet dhe politiken e Kosoves, por sidomos per rikthimin ne dialog, bashkepunim e bashkerendim mes partive dhe lidereve politike te Prishtines, per te miren e Kosoves.