LDK dhe Kurti ftojnë Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve

Në Kosovë kanë nisur lëvizjet për zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për mediat të shtunën, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.

Kurti, para mediave ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve. Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet siç ka ndodhur edhe me komandat të tjerë të ish-UÇK-së.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tash më nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.
“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapsht edhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, te liria, te demokracia te vetëvendosja”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Mustafa tha se “LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten duke treguar se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.
“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj. Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?