LDK-ja në kohën e Presidentit Rugova ishte me ideale kombëtare
Intervistë ekskluzive me deputeten Teuta Ibrahim Rugovën: LDK-ja sot ka synim shtet-ndërtimin e Kosovës, inkuadrimin e saj në BE e në organizmat tjerë ndërkombëtarë
“E mbaj në mend se në atë ditë që vinte lajmi për një vrasje të tillë e tërë familja ishim në mërzi të thellë. Gjithnjë e vëreja mërzitjen dhe hidhërimin që ndiente babai nga këto vrasje”, thotë Teuta Rugova.
Në nëntë vjetorin e shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova, babait të pavarësisë së Kosovës, flet e bija e tij e vetme, Teuta Rugova, e cila që me prekjen e politikës, shkëlqeu në zgjedhjet nacionale, duke u bërë personi i tretë më i votuar brenda LDK-së, dhe femra e dytë më e votuar. Por, ajo rezultatet nuk i arriti duke bërë fushatë apo duke përdorur mekanizma dredhues, siç bën njerëzit me pushtet, por thjesht u votua me simpatinë dhe empatinë, që ajo gëzon tek votuesit. Ajo flet hapur për të gjitha proceset në Kosovë, përfshirë edhe ambiciet e saj politike.
“Bota sot”: Po bëhen 9 vjet nga vdekja e Presidentit Rugova, si e kujtoni ju atë ditë të ndarjes nga babai juaj?
Teuta Ibrahim Rugova: Sot në 9 vjetorin e përkujtimit për babain, ditën e 21 janarit 2006 e kam shumë të freskët në memorie edhe pse isha vetëm 15 vjeçe. Nuk e kam pritur kurrë që do ta përjetoj atë moment në një moshë aq të re dhe as që e kam menduar ndonjëherë atë moment. Shëndeti i përkeqësuar i babait ndodhi shumë shpejt në një periudhë brenda 5 muajsh. Shpresat për shërimin e tij kanë qenë deri në momentin e fundit, duke pas parasysh shëndetin dhe karakterin e tij të fortë.
(marre nga Bota Sot,interviste te cilen e boton te plote te merkuren)