LDK-ja shkarkon Vjosa Osmanin

Sipas medieve kosovare, pak më parë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka votuar për ta shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares së partisë.

Mësohet se rreth 70% e Këshillit ishin por shkarkimit të Vjosa Osmanit, figurës më të votuar të kësaj partie në zgjedhjet e fundit. Këtë post do ta marrë Avdullah Hoti, aktualisht kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Vjosa Osmani ishte e vetmja anëtare e LDK që votoi kundër mocionit të rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit muajin që shkoi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?