LDK mund te shkoj ne koalicion me Thaçin, nese ska marreveshje sonte
Sonte pritet të mbahet një mbledhja e Bllokut, ku Isa Mustafa do të shpalos qëndrimin e LDK’së së Kryeministri iu takon atyre, e ku sipas gjitha gjasave, Ramush Haradinaj do të insistojë që ai edhe më tutje të jetë kandidat i Bllokut për postin e të parit të Ekzekutivit.
Dje, zyrtarë të AAK’së lëshuan “balona” në portale se ata do të shkojnë në koalicion me Hashim Thaçin, nëse Isa Mustafa nuk i mbetet besnik marrëveshjes LDK-AAK-Nisma. Sot, ndërkaq, janë zytarët e LDK’së që po e bëjnë të njëjtën gjë.
“Nëse nuk ka marrëveshje, tendenca jonë është e qartë; shkojmë në koalicion me PDK’në”, ka thënë një deputet i LDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.
Pavarësisht se kjo mund të jetë një luftë nervash mes partnerëve të koalicionit, një gjë, megjithatë, mbetet thuhet se asgjë më nuk është sikur më parë në Bllok, dhe se gjasat që PDK të mbetet në Qeveri tashmë janë më të mëdha se kurrë më parë.