LDK, Mustafa: Posti i presidentit, çështje parimore për ne

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga posti i presidentit. Kreu i kësaj force politike, Isa Mustafa, zhvilloi një konsultim të brendshëm me të gjithë kryetarët e degëve, ndërsa bëri me dije se për një marrëveshje të mirë për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të hiqen të gjitha hijet e dyshimit mes palëve. “Çështja e presidentit është çështje parimore ekuivalence që duhet të krijohet mes dy partnerëve dhe po ashtu është çështje e mirëbesimit mes nesh, që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë që asnjëra palë mos të dalë super e fuqishme nga ky koalicion, por të kemi pjesëmarrjen tonë në ndarjen e përgjegjësive karshi votës që e kemi marr nga qytetarët”, deklaroi Mustafa.

Ai saktësoi edhe njëherë se posti i presidentit nuk është një kërkesë personale, por bëhet fjalë për barazi në ndarjen e përgjegjësive. “Asnjë kërkesë personale nuk ka në këto biseda që janë zhvilluar deri më tani. Ne dëshirojmë që në interesin e subjekteve tona edhe atë të qytetarëve ta barazojmë dhe të kemi përgjegjësi të barabartë dhe politike edhe para qytetarëve. Ne zgjedhjet për president nuk i kemi tani por në fillim të 2021 dhe kur të vinë organet e LDK do ta bëjnë publike edhe propozimin e tyre për emrin. Nuk është problem këtu emri, por të kemi vetëm vullnet dhe besim”, vijoi kreu i LDK.

Mustafa u shpreh i bindur se do të gjendet një zgjidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe bëri me dije se LDK është e gatshme ta votojë Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës. Ndërkohë, konstituimi i Kuvendit të ri do të bëhet me 24 dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?