LDK: Për herë të parë në pesë palë zgjedhje, do udhëheqim me qeverinë e Kosovës

Kjo konfirmohet në një komunikatë zyrtare të LDK-së, sopas të cilës, “sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t’i takojë posti i kryeministrit të vendit, ndërsa postet ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë”.

Këtë e ritheksoni edhe vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke u shprehur se “qeveria do të drejtohet nga LDK dhe ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jetë e barabartë”, ndërsa edhe ditëve në vijim dhe sot kështu deklaruan zyrtarë të lartë partiakë.

Nga ana e tij, kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se pas marrëveshjes së koalicionit grupet e punës të PDK-së dhe LDK-së janë takuar për të harmonizuar çështjet programore, para thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit javën e ardhshme dhe se është duke u punuar në mënyrë intensive.

“Shpresoj që shumë shpejt do të përmbyllet edhe kjo çështje dhe gjithçka është e qartë, duke e respektuar plotësisht marrëveshjen e arritur mes PDK-së, LDK-së dhe partnerëve minoritarë, që do të jenë si pjesë e ardhme e ekzekutivit dhe ndërtimit të gjitha institucioneve, pra legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”, deklaroi Thaçi.

SHKARKO APP