LDK: Presidenti Thaçi të mos përzihet në dialogun me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj presidentit, Hashim Thaçi, duke ngritur si shqetësim përpjekjet e presidentit që të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, me synim të realizimit të interesave të tij personale, e jo shtetërore.

Krejt këtë sipas LDK-së, Thaçi po e bën duke iu imponuar presidentit serb, Vuçiç.

LDK-ja konsideron se Thaçi, duke u implikuar drejtpërdrejtë në fushatë zgjedhore, ka dëshmuar se nuk e përfaqëson aspak unitetin e popullit të Kosovës, por vetëm partinë e tij.

“LDK thekson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, i ndërmjetësuar nga BE-ja e me praninë e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, pasi që edhe çështjet të cilat trajtohen janë në kompetenca kushtetuese të ministrive përkatësisht Qeverisë e jo Presidentit”, thuhet në reagimin e LDK-së./KosovaPress/

SHKARKO APP