LDK shënon 25-vjetorin, Mustafa: Do të ndalim ikjen e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 25 vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne.
Kryetari i LDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK që nga themelimi para një çerek shekulli kishte vizion properëndimorë.
Si udhëheqëse tashmë e Qeverisë, theksoi Mustafa, LDK do t’u krijojë kushte qytetarëve të Kosovës që të mos largohen nga vendi.
Ai i ka porositur të rinjtë që të mos marrin pjesë në konflikte e luftëra në shtete tjera.