Leonora Jakupi dekorohet me mirënjohje nga Presidentja Jahjaga

Gjithmonë kur mendojmë për luftën në Kosovë, për viktimat dhe mijëra e qindra familje që ju shkatërrua gjithçka, duam të shohim se kush ka ndihmuar për këtë vend. Arti dhe politika më së miri e kanë treguar se mund të bashkëpunojnë për të arritur rezultate pozitive. Artistja e cila e ka ndierë më shumë detyrën e këtij kontributi ka qenë dhe mbetet Leonora Jakupi, një vajzë e një dëshmori të që jetën për UÇK dhe për luftën në Kosovë. Këngëtarja Jakupi prej disa vitesh ka qenë aktive për këtë kauzë, në të cilën ka dhënë kontributet e saja si artiste për të ndihmuar viktimat e sidomos gjininë femërore.

Ndaj sot në emër dhe në nder të kontributit të saj, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, i ka dhënë Leonorës mirënjohjen për kontributin që ka dhënë për afirmimin e statusit të grave që kanë qenë viktimë e dhunës se seksuale gjatë luftës në Kosova.

Në këtë ceremoni të veçantë Leonora ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj, të cilin dhe në foton e publikuar në Instagram, e ka quajtur ” Me Mbretëreshën time”. Jakupi mori zyrtarisht, mirënjohje nga Presidentja për angazhimin që këngëtarja e hiteve të mëdha, ka pas në mbështetje të grave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale nga serbët.

“Mirënjohje i jepet Leonora Jakupit për kontributin e dhënë në afirmimin e statusit të viktimave në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Prishtinë, 9 mars 2016 Atifete Jahjaga Presidente e Republikës së Kosovës”, shkruan në mirënjohjen për Leonora Jakupin.

E ndërsa këtë moment vlerësimi në karrierës e saj 20-vjeçare, Leonora e ka ndarë me një postim në rrjetin social duke shprehur privilegjin për këtë çmim e që sakrifica e popullit është pikë referuese e angazhimit të saj. Leonora ka falënderuar Presidenten Jahjaga. “Sakrifica e popullit tim ka qenë dhe do të mbetet pikë referuese e punës dhe angazhimit tim. Faleminderit Presidente Jahjaga për vlerësimin”, shkruan Leonora Jakupi në facebook.

R.Sh

SHKARKO APP