Lëvizja “Vetëvendosje”, sërish sot në protestë

Lëvizja Vetëvendosja do të dalë sërish sot në mesditë në protestë. Edhe pse i kanë vënë ultimatum kryeministrit Isa Mustafa që të shkarkojë ministrin serb të qeverisë, Aleksandër Jabllanoviç, si dhe të rikthejë në kuvend ligjin për Trepçën, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Në protestën e sotme, ku pritet të mblidhen 20 000 vetë, do të bashkohen edhe dy parti të tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të shtunën i dha afat kryeministrit Mustafa që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk plotësohen kërkesat e tyre  për shkarkimin e Jabllanoviçit i cili fyeu  nënat gjakovare dhe nëse “Trepça” nuk futet në ligjin për ndërmarrjet publike, protestat do të vazhdojnë.

SHKARKO APP