Liberalizimi i vizave, ja çfarë thotë Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se Forumi Ekonomik i Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian.

Në një prononcim për Klan Kosova Thaçi tha se disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kenë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Forumi Ekonomik i Davosit është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha vendet dhe gjithë liderët që marrin pjesë për t’i mbështetë vendet e tyre. Pos asaj, përfaqësimi i Kosovës është në suazat e pjesëmarrjes në këto angazhime të liderëve botërorë, të shteteve më të fuqishme të botës. Andaj për ne si shtet i ri, i mundësive të mëdha, ishte një rast unik për t’u takuar me liderë të ndryshëm të botës për të paraqitur të arriturat e Kosovës, mundësitë e shtetit tonë, në veçanti të komunikimeve tona me diplomatë të botës. Forumi ekonomik këtu në Davos është forumi më i fuqishëm në botë dhe unë ndihem tepër mirë që shtetet e ndryshme e respektojnë dhe nderojnë Kosovën”, tha Thaçi.

SHKARKO APP