Liberalizimi i vizave, KE: Kosova të përmbushë kriteret
Kosova është e sigurtë në perspektivën e saj evropiane dhe pret që të përmbushen të gjitha kriteret e përcaktuara që do të mundësojnë liberalizimin e vizave.
Kështu ka deklaruar Komisioneri Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë takime me krerët e politikës në Kosovës.
Në takimim që presidentja Jahjaga, pati me komisioneri Avramopoulos, theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.
Ndërkohë gjatë takimit me komisionerin Avramopoulos, Kryeministri Isa Mustafa prezantoi axhendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, që është i orientuar për zhvillimin ekonomik, punësimin, uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat që po ndërmerren në arsim e shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Mustafa theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur nevojën e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Komisionit Evropian për Kosovën.
Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopulos biseduan edhe për faktin se tashmë është vendosur nën kontroll fluksi i emigracionit, dhe për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për menaxhimin e të kthyerve, duke veçuar fëmijët që kanë braktisur shkollat.
Në këtë kontekst, kryeministri po ashtu veçoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për punësim sezonal të kosovarëve në vendet e BE-së.
Gjatë qendrimit në Prishtinë, Avramopoulos u takua edhe me kryeminsitri Mustafa dhe ministra të tjerë të kabinetit.