Liberalizimi i vizave për Kosovën, ”dritë jeshile” nga LIBE

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) i Parlamentit Europian, ka votuar këtë të enjte pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Me 30 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime, komiteti e ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje nder-institucionale për Liberalizim.

Debati nisi në orën 09:00, dhe sipas agjendës është i paraparë që të zgjasë deri në orën 12:30, agjenda përmban gjithsej 12 pika, përderisa Kosova figuronte në pikën numër 7.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon më herët kërkoi mbështje.

“Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe çdo hap është i rëndësishëm. Nëse gjithçka zhvillohet siç është planifikuar, ne do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator. Kjo është ajo që dëshiroj e synoj. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, veçanërisht të rinjtë meritojnë perspektiva më të mira”.

Kosova mori në fund të muajit korrik rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën “Schengen”, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Votimi në LIBE i hap rrugë votimeve në instancat e tjera të BE-së.

SHKARKO APP