Liberalizmi i vizave për Kosovën sot në axhendën e Parlamentit Europian
Liberalizimi i vizave për Kosovën sot do të jetë në rend dite në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme. Aty pritet të votohet marrëveshja tripalëshe.
Parlamenti Europian ka votuar disa rezoluta duke përkrahur liberalizimin për Kosovën.
Ky institucion u ka bërë thirrje vendeve të BE-së, që ta miratojnë sa më parë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Kosova mbetet i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza për në vendet e BE-së.
Tashmë është e vendosur se procesi i liberalizimit të vizave duhet të ndodhë jo më larg se më 1 janar 2024.