Limaj: Haradinaj i ka pastruar punët me drejtësinë
Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend për arrestimin e Haradinajt në Francë, Fatmir Limaj ka thënë se ai është ndaluar për çështje politike
Ai ka thënë se tashmë çështjet e drejtësisë për Ramush Haradinajn kanë përfunduar, andaj arrestimi i tij në Francë është bërë me shkaqe politike, shkruan Express.
“Çështja e Haradinajt duhet të trajtohet këtu, në Kuvend ashtu siç duhet trajtuar edhe integriteti dhe dinjiteti i Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetarëve të Kosovës si dhe raporti ynë me shtetin francez”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se arrestimi i Haradinaj në Francë, nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si çështje shtetërore.