Limaj i garanton Ramush Haradinajt se do të jenë bashkë deri në fund
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se ai dhe partia e tij do ta mbështesin kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma, për kryeministër, Ramush Haradinaj, për aq kohë sa do të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re.
“Nëse zoti Haradinaj nuk e bën shumicën, nëse zoti Haradinaj heq dorë, po e marrim shembull, atëherë është temë tjetër”, ka shtuar i pari i Nismës, që është në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Haradinaj. “Por, ne nuk kemi ardhur aty. Sepse jemi të bindur që këtë vend do ta qeverisë kryeministri i ardhsëm, zoti Haradinaj”, ka thënë më tej Limaj. “Ia ka dhënë besimin qytetari i Kosovës, atë që ia ka dhënë”, është shprehur kreu i Nismës.