Limaj për Kurtin e Thaçin: Nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, por s’munden pa njëri-tjetrin

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë sot se mënyra se si po sillet kryeministri në detyrë, Albin Kurti po i sjell dëme të mëdha Kosoves.

Limaj ka thënë se qasja e kryeministrit në detyrë Kurti ka kthyer urrejtjen mes popullit.

“Krejt këtë vend e kanë kthy në urrejtje dhe përçarje mes popullit. Këtë që po e bën kryeministri i Kosovës dhe prapavija e njerëzve rreth tij është dëshpëruese, zhgënjyese për mua, për të thënë me së lehti”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës ka komentuar edhe raportet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Ata s’munden me jetu pa njëri tjetrin dhe s’mujn me duru njani tjetrin”, ka thënë Limaj në emisionin Frontal në T7.

SHKARKO APP