Limaj takon Haradinajn, diskutojnë fatin e bllokut! I kërkon të tërhiqet

Fatmir Limaj sipas burimeve të gazetës është ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet për ridizajnimin e koalicionit, që Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër të vendit, dhe që Ramushi të tërhiqet nga kandidatura e bllokut.

Vetë Ramush Haradinaj e ka caktuar si afat të fundit ditën e martë, kur koalicioni duhet ta ketë një vendim definitiv për kandidatin për kryeministër. Nëse Haradinaj nuk tërhiqet blloku konsiderohet i thyer, dhe nuk pritet që të ketë një kandidat të tij për kryeministër.

Atëherë rrjedhat do të shkonin në dobi të PDK-së, e cila me çdo kusht don të jetë në qeveri, dhe se tashmë ka ofruar si kompromis të heq dorë nga posti i kryeministrit!

SHKARKO APP