Limaj: Të lëshohen urgjentisht fletëarreste për Nikoliç, Vuçiç dhe Daçiç

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, duke komentuar deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, i cili kishte thënë se Serbia ka për t’i kërkuar zyrtarisht Francës për ta ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd, ka thënë në Rrokum Roll se nuk ëshë aspak i befasueshëm me këtë deklaratë të Vuqiç.

“Më habit që Prokuroria dhe vendi ynë nuk lëshojnë fletëarrest për Vuçiçin dhe Daçiçin, sepse janë kreator të spastrimit etnik në Kosovë”, ka thënë Limaj, duke sqaruar se po folim për një njeri që ka qenë në Prishtinë në Hotelin Grand, kur është bë zbrazja e Kosovës. Limaj thotë se këta njerëz (Qeveria) e ka humb dinjitetin e shtetit dhe sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje.

SHKARKO APP