Linja ajrore Kosovë-Serbi/ Ish-kryeministri suedez: Millosheviç do ta duartrokiste
Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për rikthimin e linjës ajrore mes dy vendeve.
Përmes një postimi në “Twitter”, Bild shprehet se të njëjtën zgjidhje do ta dëshironte edhe Sllobodan Millosheviç, me argumentin se forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësiren digjitale dhe tregtinë.
Sipas Bildt, kjo marrëveshje do të sjellë edhe kufizime në të drejtat e shtetasve kosovarë.
“Jam përfundimisht i sigurt që Millosheviqi do të kishte dashur të njëjtën zgjidhje që Trump i ka bërë Kosovës. Forcat e sigurisë serbe të kenë nën kontroll gjithçka. Kufijtë. Hapësirën ajrore. Hapësirën dixhitale. Tregtinë. Asnjë makineri e rëndë e armëve nuk lejohet. Dhe natyrisht, disa të drejta të kufizuara për kosovarët.”
Marrëveshja për rinisjen e fluturimeve Prishtinë-Beograd u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell.