Lirimi i Haradinajt. Reaon ashpër Vuçiç: Vendimi i gjykatës ishte qesharak

Kryeministri serb, Aleskandar Vuçiç ka thënë se vendimi i gjykatës për lirimin e Ramush Haradinajt ishte qesharak, për të mos thënë i pikëlluar ose i trishtuar.

Ai ka thënë se ekipi ligjor i Serbisë do ta analizoj vendimin e gjykatës franceze dhe së shpejti do bëhen të ditur hapat e tjerë.

Vuçiç theksoi se Serbia ka dorëzuar një dokumentacion gjyqësor të plotë për ekstradim. Ai ka shtuar se pika e katërt në vendimin e gjykatës është kryesorja pasi në të thuhej se ekstradimi kishte pasoja të rënda për Haradinaj, shkruan Lajmi.net.

Sot Gjykata e Apelit në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP