Lirimi i Ramush Haradinajt, çështje orësh
Arrestimi i Ramush Haradinajt në Lubjanë ka çuditur sot opinionin publik shqiptar. Burime brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të lirohet brenda pak orëve.
Arrestime të tilla i kanë ndodhur edhe liderëve të partive tjera kosovare, për shkak të fletë arresteve të Serbisë, e që po keqpërdoren nga shteti serb.
Ndryshe, AAK bëri të ditur se në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Policia e Serbisë, në vitin 2006.