Lirohet Albin Kurti
Kosova E Hënë, 19 Prill 2021 17:12
Gjykata e Apelit e Kosovës, të premten ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, dhe të njëjtit të lirohen për t’u mbrojtur në liri.
Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra më 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti.
Sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, raporton telegraf.
Kjo për faktin se atyre u dihet identiteti, vendbanimi, si dhe nuk ekzistojnë rrethana tjera të cilat tregojnë, se ekziston rreziku i ikjes, arratisjes, apo përsëritjes se veprës penale.