Lirohet me kusht Ramush Haradinaj. Nuk lejohet të dalë nga Franca

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës ku u njoh diten e sotme me vendimin e lirimit me kusht.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt. Mbrojtja franceze i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Serbia. Avokatja kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të saj.

Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës të martën kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge. Serbia  thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila do të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, apo do të lirohet. Haradinaj u arrestua në datë 4 Janar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ku akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi. Për lirimin e ish-komandatit të UÇK, nuk kanë munguar as protestat në Kosovë, Shqipëri, por edhe në shumë vende të Europës dhe Amerikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?