Lirohet nga qelia burri i ish-ministres shqiptare
Kreu i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj është liruar nga policia. Burri i ish-ministres së Arimit, Besa Shahini, ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me aktivistë të tjerë para ministrisë së Drejtësisë.
Molliqaj u arrestua me 16 korrik bashkë me 7 aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave.
Ai dhe aktivistët e partisë shkruan mbi makinat e zyrtarëve “zhavtës”. Po në janar të këtij viti ai u arrestua, pasi shkroi mbi muret e ndërtesës “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, si një mënyrë kundërshtimi për gjobat e vëna ndaj qytetarëve të cilët thyejnë rregullat anti-covid.