Lirohet rruga kryesore Kosovë-Serbi. Largohet nga Jarinja kamioni i fundit me banerin provokues
Kosova E Shtunë, 2 Tetor 2021 14:51
Kamioni me banerin provokues në Jarinjë është larguar pas shumë orësh.
Në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë që tashmë pritet normalizimi i situatës.
Njësitë Speciale të Kosovës vendosën të qëndronin në kufi për aq kohë sa do qëndronte kamioni me banerin konfliktnxitës.
Pronari i kamionit ishte në kërkim nga policia në mënyrë që të shkonte dhe të hiqte prej aty mjetin e tij.