Lista Serbe në qeveri? Kurti: S’ka detyrim kushtetues
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në qeveri por ministër serb do të ketë. Ai ka dhënë një intervistë në edicionin qendëror të lajmeve në RTK. ”Nuk ka obligim kushtetues që ta kemi në koalicion Listën Serbe, por jemi të vetëdijshëm që duhet ta kemi së paku një ministër nga komuniteti serb dhe obligimin kushtetues do ta përmbushim, veçse koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shnatazhet e cilitdo krah e cilësdo ngjyrë, se lëre më të cilësdo etni”. Ai ka folur për bisedimet me LDK-në për koalicionin. ”Jemi gjthnjë e më afër, larg nuk kemi qenë asnjëherë. Grupet tona punuese janë duke diskutuar për harmonizimin programor dhe projektet e përbashkëta qeveritare që do i kemi, por njëkohësisht edhe për ndarjen e përgjegjësive, funksioneve në qeverisjen tonë të përbashkët. Populli e ka vendosur që opozita e deridjeshme do të jetë qeveria e nesërme dhe njëkohësisht ia ka dhënë një përparësi Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua për këtë qeveri”.