Lista Serbe nuk pranon të shkojë në zgjedhje. Vendos kushte

Vijojnë ende tensionet në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti ka pranuar të përsërisë zgjedhjet në komunat veriore, por Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka vendosur kushte për të marrë pjesë.

Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Praktikisht kjo nënkupton se ata nuk duan qetësim të situatës, duke i zgjidhur tensionet me zgjedhjet e reja.

Ndërkohë dy të dërguarit e posaçëm të SHBA dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të zbarkojnë ditën e sotme në Prishtinë. I dërguari i SHBA-së, për Ballkanin Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Albin kurti, në fokus të së cilit do të jenë tensionet në veri dhe marrëveshja e nënshkruar në Ohër mes dy palëve.

SHKARKO APP