Lista serbe po ndihmon presidentin Thaçi në parlamentin e Kosovës

Seanca për votim për ekipin negociator e thirrur nga koalicioni aktual qeverisës është duke u varur totalisht nga votat e Listes Serbe. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se deputetet e LS janë tërhequr dhe kjo është arsyeja e vertëtë pse kjo seancë po shtyhet, duke rrezikuar dështimin.

Ndryshe, burimet e Expressit thonë se tashmë deputetët serbë kanë ndërruar qëndrim, duke bojkotuar seancën.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj u formua pas disa orë pritjesh të deputetëve të Listës Serbe. Ndërsa sot ata po kushtëzohen nga votat e tyre për të votuar ekipin negociator për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria ka propozuar ekipin që do të udheheqë dialogun Kosovë-Serbi. Si kryetar të grupit, Fatmir Limajn, ndërsa si nënkryetar është propozuar emri i Enver Hoxhajt. Propozimet për anëtar të grupit negociator me Serbinë janë për emrat e Behxhet Pacollit, Dardan Gashit, Avni Arifit dhe Mahir Yagcillar.

Mëgjithkëtë, deputetë nga opozita kanë thënë se qëllimi i këtij ekipi është copëtimi i Kosovës dhe menjëherë si të përfundojë seanca e thirrur nga koalicioni do të fillojë ajo e opozitës.

SHKARKO APP