Lista Serbe: U kthyem në Parlament për të mos humbur mandatet

Anëtarët e Listës Serbe sot janë rikthyer sot pas tre muajsh mungese në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vetëm për të mos humbur mandatet e tyre prej deputeti.
Këtë ata e kanë pranuar vetë përmes një komunikate të lëshuar për media, në të cilën thonë se kanë përmbushur premtimin e tyre për të sabotuar institucionet e Republikës së Kosovës për gjashtë muaj.
“Anëtarët e Listës Serbe sot janë kthyer në mbledhjet e Kuvendi të Kosovës, në mënyrë që të vendosin kartelat, dhe të parandalojnë marrjen e mandateve parlamentare  për arsye procedurale”, thuhet në komunikatën e lëshuar.
Ata arsyetohen se nuk iu interesojnë shumë mandatet, pro se janë të obliguar të mbrojnë zëvendësimin e tyre me ‘serbë privatë’ të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
“Ne kemi theksuar se nuk na interesojnë mandatet parlamentare, por si mbajtës demokratik të vullnetit të popullit serb që jeton në Kosovë, ne jemi të obliguar që të mbrojmë sjelljen e ‘serbëve privat’ të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në vendet tona’, vazhdon reagimi i partisë së Goran Rakiç.
Sipas tyre në këtë mënyrë ata kanë parandaluar përsëritjen e skenarit të njëjtë, sikurse me rastin e emërimit të ministres se re të Bujqësisë nga partia e Sllobodan Petroviç.

SHKARKO APP