Lista Serbe: Vetëm kur të duam ne, themelohet Ushtria e Kosovës
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se tentimi i Qeverisë Haradinaj për themelimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës po bëhet për të nxitur tensione pas vizitës së Vuçicit në Kosovë.
Sipas tij, një gjë e tillë po bëhet edhe për të tërhequr vëmendjen nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
“Pa pëlqimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe pa ndryshime të Kushtetutës, është e pamundur të transformohet FSK-ja në ushtri”, ka thënë Simiq sot për TV Pink.
Kujtojmë se dje Qeveria Haradinaj ka miratuar në qeveri tri projektligje për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës.