Lista Serbe vijon “ngujimin” në Kuvend

Që prej ditës së djeshme, deputetët e Listës Serbe janë ngujuar në Kuvendin e Kosovës në pritje të mbërritjes së Komisionerit Johannes Hahn për të zhvilluar një takim me të.

Në një komunikatë për media të Listës Serbe thuhet se ata kërkojnë takim me komisionarin Hahn, në mënyrë që ta njoftojnë atë me krizën humanitare, e cila sipas kësaj partie po kërcënon popullin serb në Kosovë.

“Vendosja e taksës prej 100% ndaj produkteve serbe praktikisht e bllokon shpërndarjen e ushqimit, të barërave, të shtypit dhe produkteve tjera të nevojshme”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, shkruan gazeta Zeri.

SHKARKO APP