“Lista Srpska në Qeverinë Haradinaj shpresë për raporte më të mira Kosovë-Serbi”
Ish-presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç, në një intervistë për mediat serbe ka vlerësuar futjen i Listës Srpska në Qeverinë Haradinaj.
“Mendoj se kjo është një veprim i mençur për serbët dhe Serbinë, një hap i dobishëm politik. Hyrja në Qeverinë e Kosovës është një shpresë se do të normalizohen raportet ndërmjet dy popujve dhe shteteve”, ka thënë Josipoviç.
Ish-presidenti tha për gazetën ‘Blic’ tha se Aleksandar Vuçiç ka fuqi të madhe politike, të cilën shpreson se do ta përdorë për të mirën e rajonit.