LIVE: Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit.

Disa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të prirë nga Kadri Veseli janë ulur në sallën e Kuvendit, por deri tani në sallë mungojnë deputetët e AAK-së dhe Nismës.

Në sallë po marrin pjesë edhe deputetët e subjekteve opozitare, derisa në vendin e tij shihet edhe kryesuesi Adem Mikullovci.

Deputetët arrijnë në sallën e Kuvendit

Në çdo moment pritet që të fillojë vazhdimi i seancës konstituive me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Për seancën e paralajmëruar të nis në ora 10, deri më tani kanë arritur Mërgim Lushtaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, ata të VV-së Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani, Armend Zemaj, Korab Sejdiu, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Behgjet Pacolli, etj.

Përveç deputetëve nga PAN-i, LAA dhe Vetëvendosje në seancë kanë ardhur edhe deputetët e Listës Serbe.

NË SEANCË MBËRRIN LABINOT TAHIRI

Deputeti i AKR-së, këngëtari Labinot Tahiri ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Labi është përfolur si deputeti që mund ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Këngëtari Tahiri ka fituar votat e mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës.

HARADINAJ NË SEANCË

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka hyrë në sallë bashkë me deputetët nga AAK-ja.

Haradinaj  dje ka paralajmëruar se sot mund të mos ketë seancë fare.

DEPUTETËT NJË MINUTË HESHTJE PËR BAJRAM REXHEPIN

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për  vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

 

HOXHAJ: NUK I KEMI NUMRAT, NA DUHET MË SHUMË KOHË
I pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet edhe seanca konstitutive, ishte nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Gjatë fjalës së tij Hoxhaj theksoi se ende nuk janë siguruar numrat, ndaj sipas tij duhet më shumë kohë në dispozicion. Ai tha para deputetëve të Kosovës se duhet të zbatohen me çdo kusht rezultati zgjedhor i 11 qershorit.

/RTK

SHKARKO APP