“Loja serbe promovon terrorizëm”

Janë 59 varre të familjes Jashari  përfshirë edhe komandantin Adem Jashari të vrarë më  5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998 nga forcat serbe. Çdo ditë qytetarë na vende të ndryshme vizitojnë Jasharajt për të kujtuar sakrificën e kësaj familje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pikërisht ky operacion është përsëritur pas 22 vjetësh në Serbi por në mënyrë virtuale, ku likuidimi i Adem Jasharit është mision i videolojës “Arma Srbija”  që ka rreth 300 përdorues e 83 mijë ndjekës.

Familja Jashari nuk e sheh te arsyeshme që të reagojë pasi që thotë se nuk pret asgjë të mirë nga Serbia dhe nuk ja vlen që të merren me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut këtë e konsideron keqpërdorim të masakrave që ka bërë vet ndërsa thotë se atje ende ekziston një mendësi kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata po lënë të kuptojnë se nëse nesër u jepet rasti do të përsërisin të gjitha krimet që kanë bërë në Kosovë madje në një masë shumë më të madhe”.

Ndërkohë qytetarët e Kosovës që luajnë lojëra të ndryshme, janë mobilizuar që të raportojnë “Arma Srbija” si një lojë që promovon terrorizëm. TV Klan

"Loja serbe promovon terrorizem" | Lajme-News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?