Lorik Cana, kalon tek skuadra e futbollit Kosovar?

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, ka deklaruar se pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA janë hapur rrugët që talentetkosovarë të tregojnë fuqinë dhe të çojnë përpara futbollin kosovar.

Mbrojtësi kuqezi thekson se paspranimit me të drejta të plota të Kosovës në futbollin ndërkombëtar, vendit i duhet punë dhe durim sepse fillimi është i vështirë.

“Do të jem tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipërisë. Rëndësi ka që të kemi sukses. Do të vij në Prishtinë për të parë Kosovën. Duhet kohë, por është fazë e mirë që duhet të punojmë”, ka thënë ai duke shtuar se do të mbetet përherë mbështetës i një kombëtareje të përbashkët.

“Kosova ka kualitetet. Vetëm duke parë faktin se sa futbollistë nga Kosova jemi në ekipin kombëtar të Shqipërisë. Të shohim edhe të tjerët në përfaqësuese tjera. Kosovarët tani po luajnë edhe në klube të mëdha evropiane. Talentet vetëm po shtohen”, ka deklaruar ai në një intervistë për “Sportin Total” në KTV.

Cana, që është pjesë e Nantesit në Francë, ka edhe një vit kontratë me klubin francez por thotë se nuk e di akoma ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

“Jam në bisedime me disa klube. Shumë kam kthyer mbrapsht edhe mosha të detyron të mendosh më shumë. Po pres deri në fund të merkatos së rregullt për të vendosur se çfarë është zgjidhja më e mirë dhe atë do të vendos me familjen time”, ka shtuar ai.

SHKARKO APP