Luan Rama, një përshëndetje speciale në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës!

Ndryshe prej shumë politikanëve shqiptarë që sot kanë uruar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama shfaqet me një urim unik; sjell një fragment poeme kushtuar Kosovës, të cilën ai e reciton që prej 37 vitesh, që prej kohës së protestave të studentëve në Kosovë në mars-prill 1981.

https://www.facebook.com/luanrama.al/videos/1522900787822619/

Postimi i Luan Ramës në Facebook:

“Moj Kosovë, moj legjendare”

Fragment nga poema rapsodike e shkruar nga Jak Gjin Tuci, Kurbnesh, prill 1981.

Për të mbërritur në Kosovën e lirë, në Kosovën e pavarur, eshtë dashur të bëhen sakrifica nga më sublimet; mbi një shekull luftë, është derdhur gjak me okë, mijëra bija e bij shqiptarë janë flijuar në themelet e pavarësisë së Kosovës.
Ndaj, si homazh për të gjithë ata që i falën gjakun lirisë së Kosovës me ëndrrën e madhe të bashkimit, po ndaj me ju miqtë e mi, një fragment nga poema rapsodike “Moj Kosovë moj legjendare”, shkruar prej të ndjerit dhe të paharruarit Jak Gjin Tuci prej Mirdite, të cilën unë e kam recituar për herë të parë në skenën e shtëpisë së kulturës në Kurbnesh, në pranverën e vitit 1981, e mandej gjithkund nëpër trojet shqiptare, në salla koncertesh e tubime popullore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës, në Prekaz tek kulla e Jasharajve, e në Gllogjan në kullën e Haradinajve…
Fragmenti që do të ndiqni në vijim është recituar në verën e vitit 2017 në një dasmë në shtëpinë e shehut të Buzmadhes në Kukës.

SHKARKO APP