Luan Rama, “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka marrë certifikatën “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” për kontributin e dhënë gjatë luftës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Rama ka postuar dokumentin e Qeverisë së Kosovës që i njeh atij statusin e kotributorit gjatë luftës së UÇK.

Postimi i Luan Ramës në Facebook:

“Kosova, “gjaku im që nuk falet” siç e quan poeti, më ka bërë një nder të madh e të veçantë; më ka akorduar çertifikatën “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, të cilën ma solli miku im që prej vitit 1992, “Hasimi”, emri i luftës i Sadik Halitjahës!

Mirënjohje e nderim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, pa gjakun, sakrificat, privacionet e luftën e së cilës, nuk do ta kishim sot Kosovën e lirë e të pavarur!”,- shprehet Luan Rama.

SHKARKO APP