Lufta ndaj Covid, paralajmëron ministri kosovar: Fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë e 8 laborantë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar se do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës në kuadër të përpjekjeve për të luftuar pandeminë e COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Zemaj tha se do të ketë angazhim edhe të inspektorëve sanitarë.

“Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë gjatë javëve të fundit është rritur numri i viktimave dhe rasteve me koronavirusin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Institucionet kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjeve nga ora 21:00 deri 05:00 në disa komuna.

Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së koronavirusit.

“Ka një pajtueshmëri të ndërmarrjes së masave shtesë dhe rigorozitet të plotë në zbatimin e atyre masave dhe të përcjellim situatën në ditët dhe javët e ardhshme duke mos e përjashtuar fillimin e ndjekjes së procedurave kushtetuese për gjendje të jashtëzakonshme”, tha Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se të dielën janë regjistruar edhe 216 raste të reja me koronavirus pas testimit të 493 mostrave.

Një pacient ka vdekur si pasojë e sëmundjes duke e çuar numrin e viktimave në 102./rel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?