Lufta “speciale” në Luginë të Preshevës
Autoritetet serbe në Beograd janë duke inskenuar konflikte të reja në Luginën e Preshevës, duke i ndërlidhur ato me themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
Duke zhvilluar luftën speciale paranojake, Momir Stojanoviq, kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për kontrollin e shërbimit të sigurisë, thotë se “tri aksione janë planifikuar të bëhen nga 25 deri 28 qershor nga terroristët shqiptarë”.
Ish-njeriu i parë i VBA-së (Agjencisë Ushtarake të Sigurisë) se ideatorët e këtyre sulmeve kanë për qëllim para se gjithash që të eliminojnë disa persona që mund të jenë dëshmitarë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, para Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë. Këto deklarata, sipas ish-liderit politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, dhe tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve janë thirrje për luftë.