Luftëtarë të ISIS-it, nga komunat e varfra të Kosovës

 

Kosova gjendet një ndër vendet e para me numrin e shtetasve të vet, që iu kanë bashkuar organizatave terroriste në Irak dhe Siri.

Supozohet se që nga viti 2012 në frontet e luftës në këto dy shtete janë vrarë 50 shqiptarë të Kosovës, transmeton radioja gjermane "WDR".

Sipas kësaj radioje që thirret në të dhënat e policisë së Kosovës deri më tani janë regjistruar 300 banorë të Kosovës që iu kanë bashkuar grupeve terroriste të ISIS-it.

Që nga viti 2013, policia e Kosovës ka hapur hetime kundër 180 personave, nga të cilët 90 prej tyre kanë arrestuar ndërsa janë ngritur më shumë se 40 aktakuza.

Radio gjermane potencon se numri më i madh i atyre që u bashkohen ISIS-it në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme vijnë nga komunat e varfra siç janë Ferizaj, Hani i Elezit dhe Shtimja.

“Deri më tani nuk ka rezultate pas miratimi të ligjit për dënime të atyre që marrin pjesë në luftëra të huaja, por më shumë është shqetësuese fakti

se banorët e Kosovës marrin me vete edhe gratë dhe fëmijët”, transmeton Koha.net.

Përveç grave të martuara që kryesisht shkojnë pa dëshirë në këto vende, mendohet se edhe rreth 20 vajza të reja kanë arritur që të shkojnë në Siri dhe Irak. Policia e Kosovës ka arritur që gjatë vitit 2015 të ndalojë disa vajza nga Vitia dhe Vushtrria që të kalojnë kufirin që synim kishin bashkimin në organizatat terroriste.

Rrjetet sociale edhe më tutje mbesin mjetet më të popullarizuara për rekrutim. Ndërsa sipas njohurive të fundit për shkuarjen në konflikte t luftës shumë më pak po shfrytëzohet aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, ndërsa destinacioni i parë mbetet Shkupi nga ku marrin aeroplanin për Stamboll e më pastaj për në Siri dhe Irak.

Në Kosovë vlerësohet se përgjegjësi të veçantë për rekrutime e ka Bashkësia Islame e cila nuk është në gjendje që të kontrollojë imamët që propagandojnë islamin radikal e të cilët janë paguar nga qendrat tjera./Illyria/

SHKARKO APP