Lugina e Preshevës do të futet në dialogun e Kosovës me Serbinë

Ndaj Kuvendit të Kosovës ka ardhur një thirrje nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë shprehur se ata duhet të jenë të përfshirë në dialogun me Serbinë.

Liderët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë bërë thirrje publike, ku theksojnë se nevoja për t’u futur në dialog lidhet me diskriminimin e vazhdueshëm që Serbia u ka bërë atyre.

Shaip Kamberi, që është kryetar i Bujanocit, ka bërë me dije se situata e përgjithshme politike në Luginën e Preshevës nuk është e kënaqshme dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është një mundësi e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Diskriminimi sistematik dhe shtetëror i Serbisë ndaj shqiptarëve po vazhdon në Luginë të Preshevës. Procesi i dialogut, si dhe përfshirja e përfaqësuesve politik të Luginës në Grupin Negociator të Kosovës, do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat tona dhe ti parandalojë kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai beson se stabiliteti në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të vijë atëherë kur të rregullohet edhe çështja e diskriminimit të shqiptarëve.

Ndryshe, edhe presidenti Thaçi kishte patur takime me liderë të këtij rajoni, të cilët i kërkuar përfshirje në marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?