Lugina e Preshevës po shndërrohet në “Çamëri të dytë”

 

Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë, përmes një deklarate, raporton për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në këtë rajon nga represioni i qeverisë së Beogradit.

Ata alarmojnë se Lugina e Preshevës shumë shpejt do të mbetet pa shqiptarë dhe do të shndërrohet në “Çamëri të dytë”, kurse shqiptarët do t’ia lëshojnë Serbisë këto troje strategjik.

K U M T E SA E PLOTË:
1. Gjendja aktuale politike në Republikën e Kosovës është tejet e rënduar me raportet ekstremisht të tensionuara midis mazhorancës`qeverisëse dhe opozitës, që e kanë bllokuar pothuajse tërësisht punën e Kuvendit të Kosovës. Andaj, apelojmë që të vendoset dialogu konstruktiv pozitë-opozitë për tejkalimin e krizës politike aktuale dhe për pjesëmarrjen konstruktiuve të opozitës në punën e Kuvendit.

2. Sa i përket situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, vlerësojmë se është alarmante, sidomos pas bllokimit të librave për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore, që janë bllokuar mbi katër muaj në Terminalin Doganor në Preshevë, duke i lënë pa libra nxënësit dhe arsimtarët. Presioni i Serbisë ndaj .shqiptarve të Luginës, ka krijuar komunitetin etnik më të diskriminuar në Europë, si dhe ekzodin e paparë nga trojet e tyre stërgjyshore. Medvegja sot ka vetëm 10% të shqiptarëve, kurse 90% e tyre janë shpërngulur. Malësia e Bujanocit është shpërngulur gati tërësisht, kurse në niveln komune gati 40% janë shpërngulur. Presheva gjithashtu është ballafaquar me shpërnguljen gati të plotë nga malësia e saj, apo Karadaku, si dhe nga pjesët e tjera të kësaj komune , që rezultojnë mbi 30% e shqiptarve të shpërngulur. Prandaj, nëse nuk merren masa radikale, Lugina e Preshevës shumë shpejt do të mbetet pa shqiptarë dhe do të shndërrohet në “Çamëri të dytë”, kurse shqiptarët do t’ia lëshojnë Serbisë këto troje strategjike.

Prandaj, kërkojmë me ngulm dhe insistojmë me vendosmëri të palëkundur nga Qeveria e Kosovës që të zbatohet me përpikmëri rezoluta për të drejtat e shqiptarëve.

 

SHKARKO APP